BIK-u tregon rregullat me rastin e hapjes së xhamive

27 maj 2020 | 13:36

Bashkësia Islame e Kosovës ka treguar se nga nesër do të rihapen xhamitë për kryerjen e riteve fetare.

Me qëllim të përgatitjeve adekuate, Kryesia e BIK-ut sot u ka dërguar këshillave vendore vendimin me udhëzimet dhe masat që duhet zbatuar me rastin e hapjes së xhamive.

“Pas vendimit të datës 25 maj 2020, të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, është marrë vendim që nga nesër, e enjte 28 maj 2020 të rihapen objektet fetare, respektivisht xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare. Me qëllim të përgatitjeve adekuate, Kryesia e BI të Kosovës sot u ka dërguar Këshillave vendore Vendimin nr. 601/20 të datës 27 05 2020, me udhëzimet dhe masat që duhet zbaruar me rastin e hapjes së xhamive”, është thënë në njoftimin e BIK-ut, të cilit i është bashkangjitur edhe vendimi ku janë dhënë udhëzimet.

Sipas vendimit, nga besimtarët kërkohet që të marrin abdes në shtëpi, të përdorin maska dhe të mbajnë distancën sociale gjatë kryerjes së riteve fetare.

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik ka njoftuar se këtë vit…