BIK-u ua ndalon imamëve dhe nëpunësve të saj të merren me fushatë politike
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka lëshuar një vërejtje për të gjithë imamët dhe punonjësit e saj, lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Kjo është nga sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.
“Është një vendim i kahmotshëm. Tani është rikonfirmim, tërheqje e vërejtje”, tha Sadriu për “KlanKosova”.
Bashkësia Islame, ua tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.
BIK-u ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.
Klankosova.tv e ka siguruar vendimin e lëshuar nga ky institucion.
“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, është thënë ndër të tjera në vendim.
Derisa të mërkurën tre zyrtarë policor, ishin suspenduar nga detyra.