BIK-u vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi për këtë vit do të jetë 120 euro
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku edhe janë bërë të ditura detaje.
“Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”, thuhet në njoftim.
Detaje për pagesën e porositësve të kurbaneve, mund ta përcillni në adresë të përfituesit:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
NLB-Prishtina
Account No (IBAN): XK05 1700200100103672
Swift Code (BIC) – NLPRXKPR
Adresa: Ukshin Hoti 124
10 000 PRISHTINË
ose
Paypal.me/bislame