Bilall Kasamit nuk i verifikohet mandati si deputet
28 maj 2024
| 21:48
Komisioni verifikimin e mandateve të deputetëve ka pranuar kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami që të mos i verifikohet mandati i deputetit. Këtë e deklaroi në Kuvend, kryetarja e Komisionit Verifikues, Dafina Stojanovska.
“Komisioni ka pranuar kërkesën e Kasamit, i cili ka hequr dorë nga pozita e deputetit, e që në vendin e tij do të futet kandidati në radhë i koalicionit VLEN”, tha Dafina Stojanovska.
Kujtojmë që Bilall Kasami është kryetar i Tetovës.