Bilall Sherifi: Do të angazhohemi për liri, demokraci dhe solidaritet
Bilall Sherifi nga Nisma ka prezantuar shkurtimisht parimet mbi të cilat do të përgatitet programi i koalicionit të kësaj partie me AKR-në dhe PD-në në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se do të angazhohen për një shoqëri e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.
“Vizioni dhe misioni ynë është shtet me ekonomi sociale të tregut, është Kosova shtet i së drejtës, drejtësia sociale, shtet i integruar në BE, konsolidimi i Kosovës si shtet me ekonomi të zhvilluar dhe shtet me shanse të barabarta”.
“Rruga jone është duke u angazhuar konkretisht për më shumë liri dhe solidaritet”.
Sherifi ka deklaruar janë të vendosur “për të ndryshuar gjendjen e mjerueshme dhe krijimin e një realitet të ri për qytetarët e Kosovës”.