Bilall Sherifi kujton Epopenë e UÇK-së në Jezerc
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kujtuar 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së në shtator të vitit 1998 në Jezerc.
Ai ka thënë se edhe pas 22 viteve duhet të dëshmojmë se lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, martirëve, veteranëve dhe e popullit tonë në përgjithësi nuk ishte “ndërmarrje kriminale” por luftë e drejtë për liri.
“22 vite nga Epopeja e Lavdishme e UÇK-së në shtator të vitit 1998 në Jezerc. I kujtojmë me mall dhe krenari dëshmorët e rënë heroikisht në përballje me forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Lulzim Guta, Bashkim Vishi, Sali Baliu, Arsim Zeqiri, Nazim Terziu dhe Kemajl Hetemi”.
“Kush do të kishte menduar që edhe pas 22 viteve përballjet kundër padrejtësive do të vazhdojnë. Se edhe pas 22 viteve duhet të dëshmojmë se lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, martirëve, veteranëve dhe e popullit tonë në përgjithësi nuk ishte “ndërmarrje kriminale” por luftë e drejtë për LIRI! Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Bilall Sherifi.
(Q.R / Epoka e re)