
Bilall Sherifi: S’ka seancë për demarkacionin pa u siguruar votat
09 mars 2018
| 12:44
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se nuk do të thirret seancë për votimin e demarkacionit pa u siguruar votat.
Këtë qëndrim Sherifi e dha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Siç duket nuk ka gatishmëri për të thirrur r seancë për demarkacionin. Nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për votimin e demarkacionit”, ka thënë ai.