Bilall Sherifi thotë se Nisma përfundimisht është pjesë e Kuvendit

26 tetor 2019 | 06:38

Ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

“Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka  gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, ka thënë Sherifi për “Klan Kosova”.

“Edhe nëse merren parasysh votat kriminale të Serbisë, të mbushura në mënyrë kriminale dhe të sistemuara në mënyrë kriminale nga Beogradi, Nisma mbetet mbi prag, pra është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por, këto vota kriminale nuk duhen pranuar sepse janë të paligjishme”, ka deklaruar Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej humbjes në ndeshjen e parë të Drenicës nga…