Bilall Sherifi: Urime Fatmir, tani presim fitore të reja
Sot, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës e ka shpallur të pafajshëm liderin e Nismës, ish-komandantin e brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limajt, kanë uruar të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët e tij.
Me rastin e vendimit për lirime nga aktakuza për krime lufte, sekretari i përgjithshëm dhe shef i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka uruar Limajn për pafajësinë e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sherifi ka uruar Limajn, ku ka thënë se pas fitoreve të njëpasnjëshme në betejat për drejtësi që padrejtësisht të rënduan mbi supe, tani presim angazhim edhe më të madh dhe fitore të reja në betejat për zhvillim dhe përparim të shtetit të së drejtës.
Postimi i Bilall Sherifit pa ndërhyrje:
Pas fitoreve të njëpasnjëshme në betejat për drejtësi që padrejtësisht të rënduan mbi supe, tani presim angazhim edhe më të madh dhe fitore të reja në betejat për zhvillim dhe përparim të shtetit të së drejtës! Urime Fatmir!