Bilall Sherifi: Vetëm në gjashtë kuti Nismës i janë vjedhur 120 vota, kërkojmë rinumërim
Bilall Sherifi ka kërkuar rinumërim të krejt votave në Kosovë. Ka thënë se Partia e Fatmir Limajt po lufton për mandatin e shtate derisa pragun e ka kaluar me votat e rinumëruar deri më tash.
“Varet nga vullneti i këtij vendi nëse është në kërkim të së vërtetës apo duke dëmtuar një apo dy subjkete politike”, ka thënë Sherifi.
“Ky proces i numërimit është komprometuar. Le t’ua bëjmë një shërbim vendit duke i rinumëruar të gjitha votat”, ka thënë Sherifi.
Ky zyrtar i NISMA’s ka thënë se në pjesën më të madhe të formularëve ka shpërputhje të të dhënave.
Sherifi ka thënë se duhet të procedohen menjëherë ndaj komisionerëve që kanë prishur votën e qytetarëve.
“Duke shkelur ligjin ka devijuar besimin e qytetarëve. Nuk mbrojmë askënd. Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka shtuar ai.