Bilalli: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit
Shefi i grupi parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër se tre liderët shtetërorë janë deklaruar se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush ka urdhëruar rrëmbimin e gjashtë gulenistëve pa asnjë shpjegim.
Sherifi e ka krahasuar dorëzimin e turqve me kohën kur i dorëzoheshin të pafajshëm Hitlerit.
Ai ka thënë se nuk janë të vetëdijshëm për turpin që ka ndodhur dje në shtetin e Kosovës, duke rrëmbyer dhe dëbuar gjashtë shtetas turq, drejtues dhe profesor të kolegjit “Mehmet Akif”.
“Një nga këta koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Kuvendi e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. Gjashtë njerëz janë dorëzuar si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.