Bilanci i koronavirusit në Kosovë, rreth 12 mijë raste pozitive
20 gusht 2020
| 08:15
Kosova ka aktualisht 11 848 raste me koronavirus.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 3 739.
Deri tani gjithsej 425 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtët raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 122 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 7 684. Deri tani janë testuar gjithsej 45 397 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus.