Bilanci i tërmetit në Shqipëri: 5 497 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 1 183 të shembura

03 dhjetor 2019 | 14:35

Në një konferencë për medie, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, ka bërë publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku është duke vijuar puna për pastrimin e inerteve.

Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.

Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është, 5 497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3 520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558 pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara. /TCh/

Të dhënat më të detajuara mund t’i lexoni në këtë link: http://top-channel.tv/2019/12/03/bilanci-i-termetit-5497-shtepi-te-demtuara-rende-dhe-1183-te-tjera-te-shembura/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas…