Bilbao eliminojë Barcelonën
Athletic Bilbao ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Copa del Rey. Klubi bask ka arritur të eliminojë Barcelonën dhe të kalojë tutje në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Barcelonës, por edhe të ashpër dhe me kartonë, ndërsa asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin.
Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Ansu Fati (5’, 8’), por pa pasur sukses, ndërsa Bilbao gjeti golin me Inaki Williams (10’), por u anulua si i parregullt.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Barcelona, e cila pati diçka më shumë nga loja, por ishin vetëm vendasit që shënuan.
Antione Griezmann (70’) e kishte rastin më të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga afërsia u prit nga portieri i Bilbaos.
Deri në fund të ndeshjes, katalunasit provuan ende, por u befasuan në fund nga Bilbao, të cilët shënuan në shtesë me anë të Williams, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi fitores dhe kualifikimin tutje. Vlen të theksohet se kualifikimin tutje e kanë siguruar edhe Mirandes, Granada dhe Real Sociedadi.