Bilbao fiton Superkupën

18 janar 2021 | 08:28

Athletic Bilbao është fituese e Superkupës së Spanjës, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një triumf të madh 3-2 ndaj Barcelonës.

Antonie Griezmann zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë. Gëzimi i katalanasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Oscar de Marcos do të barazonte vetëm dy minuta më pas.

Në minutën e 77-të, Griezmann rikthehu në avantazh katalanasit, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë nga Jordi Alba. Gjithsesi Bilbao nuk dorëzohet, teksa në minutën e fundit të kohës së rregullt, shënoi golin e barazimit me Asier Villalibre.

Sfida më pas shkoi në kohën shtesë, teksa do të niste më mirë për Bilbaon, që do të gjente edhe golin e avantazhit. Inaki Williams realizoi një “perlë” me një goditje fantastike në hyrje të zonës, që përfundoi në trekëndësh. Në minutat e fundit te shtesës së dytë, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me shuplakë një nga kundërshtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën që lamë pas vendi është përballur me vërshime si…