
‘Bild’: Çmimi i Bellinghamit është 150 milionë euro
02 nëntor 2022
| 11:20
Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar kur është puna për transferimet e mundshme. Ylli i Borussia Dortmundit ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, si Liverpool e Real Madrid, që janë më kryesoret.
Raportimet e “Bild”-it tashmë kanë zbuluar edhe çmimin që Dortmundi do ta kërkojë për Bellingham. Thuhet se Borussia Dortmundi do të kërkojë 150 milionë euro për kartonin e Bellinghamit, për secilën prej skuadrave që pyesin për transferimin e anglezit.
Real Madridi shihet si një skuadër që mund ta transferojë lojtarin e Dortmundit, por rivaliteti do të jetë i madh edhe nga Anglia. Nuk përjashtohet mundësia që edhe skuadra si Manchester City dhe Chelsea të futen në garë për Bellinghamin.