“Bild”: Kështu po jeton legjenda Michael Schumacher

22 shkurt 2019 | 10:36

“Kjo është mënyra se si ish-kampioni i Formulës 1, Michael Schumacher, jeton sot”, ishte titulli i gazetës gjermane “Bild”, që rindez shpresat e lexuesve të saj për një përmirësim të mundshëm të kampionit të Formulës 1.

“Për kujdesin ndaj Schumit ka rreth 10 ekspertë të rehabilitimit, fizioterapistë dhe infermierë që ndihmojnë familjen e kampionit për ta shpejtuar rimëkëmbjen e tij”, raporton “Bild”.

Në pesë vjetët e fundit zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur. “Asgjë nuk është lënë pa bërë për ta shpejtuar shërimin e Schumacherit”, shkruan “Bild”, që bën me dije, ndër të tjera, se atij i ofrohet për t’i dëgjuar zhurmat e makinës së tij të garave. Për pyetjen si është gjendja e Schumacherit, “Bild” përgjigjet: “Kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën!”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Klinikën e Gjinekologjisë kanë…