‘Bild’: Kloppi do të jetë pasardhës i Lowit
25 shkurt 2021
| 11:28
Jurgen Kloppi në intervistat e dhëna së fundmi ka mohuar kategorikisht një largim të parakohshëm nga stoli i “The Reds”, duke nënvizuar se do ta respektojë kontratën aktuale e cila i skadon në verën e vitit 2024.
Megjithatë, gazeta prestigjioze gjermane “Bild” vazhdon të këmbëngulë se Jurgen Kloppi do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë pas përfundimit të Botërorit Katar 2022, duke zëvendësuar në këtë post Joachim Lown.
Kloppi është pjesë e Liverpoolit që prej vitit 2015 dhe në këto pesë vjet e gjysmë me të kuqtë ka arritur ta rikthejë skuadrën te titulli kampion në Premierë Ligë pas 30 vjetësh dhe ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve.