‘Bild’: Kombëtarja e Gjermanisë e ndarë në dy grupe
07 dhjetor 2022
| 13:23
Eliminimi i hershëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022 nuk ka shkuar pa u hetuar nga mediet gjermane. Raportime të “Sport Bild” kanë nisur të zbulojnë disa prapaskena që lidhen me kombëtaren dhe eliminimin e saj të hershëm nga Katari 2022.
Një nga problemet që thuhet të ketë ndikuar më së shumti në eliminimin e kombëtares gjermane është ndarja e lojtarëve në dy grupe. Gjithnjë sipas “Bild”, “blloku i Bayernit” shkaktoi një ndarje të skuadrës së Gjermanisë, me Hansi Flick që iu dha atyre besim më shumë sesa duhej.
Flick më parë ka qenë trajner i Bayern Munchen dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse disa lojtarëve iu dha gjithë ky besim. Mbetet të shihet nëse do të ketë konfirmime apo raportime të tjera për “përçarjen” e kombëtares gjermane.