‘Bild’ zbulon të ardhmen e Shaqirit
Xherdan Shaqiri nuk ka luajtur ende asnjë minutë lojë në këtë sezon të ri të Premierligës për Liverpoolit, megjithatë gazeta prestigjioze gjermane, Bild, beson se 17-vjeçari ka ende të ardhme në “Anfield”.
Shqiptari me nënshtetësi zvicerane iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018, pasi kishte fituar përvojë edhe në Inter dhe Bayern Munich.
Ai është mësuar në karrierën e vet që të luajë më shumë minuta në futbollin e nivelit më të lartë dhe sezonin e kaluar, debutues për të me Liverpoolin, i bëri 24 paraqitje në Premierligë, gjatë të cilave i shënoi gjashtë gola.
Megjithatë, shumica e këtyre paraqitjeve erdhi gjatë pjesës së parë të sezonit, pasi që trajneri Jurgen Klopp preferoi të dalë në fushë gjatë pjesës së dytë të sezonit me një formacion ku nuk përfshihej Shaqiri.
E njëjta situatë për 27-vjeçarin po vazhdon edhe këtë sezon, kur ai ka luajtur vetëm 11 minuta në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester Cityt, ndërsa ende s’ka luajtur asnjë minuta në Premierligë.
Këtë verë, Shaqiri bëri të ditur se ai mund edhe të largohet nga Liverpooli pasi që do të dëshironte të kishte më shumë minuta lojë. Megjithatë, sipas Bildit, ai nuk duhet ta shqyrtojë këtë mundësi për një kohë të gjatë, pasi që ai është ende pjesë e planeve të Kloppit.
Së fundi, në përpjekje për ta fituar besimin e trajnerit Klopp dhe për t’u përqendruar në karrierën e tij me Liverpoolin, Shaqiri nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në ndeshjet e qershorit, kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.