Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO-n, më e keqja që kemi parë ndër vite
30 maj 2023
| 08:18
Ish-kryeministri suedez Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.
Bildt ka thënë se pamjet e djeshme janë më të rëndat për shumë vite.
“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.