Bileta falas në ‘Trafikun Urban’ për udhëtarët që vijnë me autobus nga qytetet e Kosovës

17 mars 2025 | 13:52

Nga sot (e hënë), 17 mars udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë do të përfitojnë një mundësi të re, bileta e tyre ndërurbane do të përfshijë falas edhe biletën gjithëditore për transportin urban në kryeqytet.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar ky vendim do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet publike dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban.

“Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025. Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, ka shkruar Raman në “Facebook”.

Sipas tij, me këtë vendim transporti publik urban në Prishtinë do të sjellë përfitime të tjera, si reduktimi i numrit të veturave, ulja e trafikut dhe ndotjes ambientale, si dhe rritja e sigurisë dhe organizimit të sistemit të transportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michelle Obama së fundmi ka vendosur të shpërndajë disa detaje…