Biletat për ndeshjen Bullgari-Kosovë mund t’i blini sot

29 maj 2019 | 00:50

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar të gjithë të interesuarit për të blerjen e biletave për takimin Bullgari- Kosovë, që do të zhvillohet më 10 qershor në Sofje.

“Biletat mund t’i bleni në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së sotme nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit.

Sipas njoftimit të federates, çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fantomasi mund të jetë një nga kujtimet më të frikshme…