Bilic kthehet në Angli, zgjedhja është e çuditshme
Trajneri kroat Slaven Bilic ka nënshkruar kontratë dy vjeçare West Bromwich Albion.
Një zgjedhje e çuditshme, sepse trajneri 50-vjeçar ka drejtuar me sukses West Hamin pak vite më parë, derisa u largua në 2017, ndërsa sezonin e fundit drejtoi në Arabinë Saudite, me një kontratë fantastike.
West Bromwich Albion luan në Championship dhe është nën presion të madh, sepse i duhet të kthehet sa më shpejt në Premier Ligë, për të shmangur krizën financiare.
Bilic ka drejtuar edhe Kroacinë në karrierën e vet, duke e kualifikuar dy herë në Kampionatin Evropian, ndërsa tani merr një mision të vështirë, por shumë stimulues, sepse West Brom është një klub i rëndësishëm, me tifozeri të zjarrtë, që ka nevojë për një figurë që t`u rikthejë entuziazmin dhe t`i bashkojë./telesport/