BILL CLINTON ARRIN NË KOSOVË (FOTO)

11 qershor 2019 | 12:17

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Fotografia e Behgjet Pacolli

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jenë prezentë në Kosovë për të kremtuar nesër (e mërkurë) së bashku me qytetarët 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

Shënimi i këtij përvjetori historik do të festohet bashkë me miqtë dhe aleatët tanë.

Fotografia e Behgjet Pacolli

Të pranishëm në këtë përvjetor jubilar do të jenë edhe personalitete të tjera ndërkombëtare

“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi të ardhjes së Bill Clintonit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Fotografia e Behgjet Pacolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar në mbledhjen e së martës ka emëruar Avni…