Bill Clintoni i shkruan letër falënderuese Kadri Veselit

29 gusht 2019 | 17:58

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli përmes së cilës e ka falënderuar për pritjen e organizuar në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.

“Dua të ju falënderoj për pritjen e ngrohtë në Prishtinë në qershor. Ishte nder për mua të shënojë dy dekada të paqes bashkë me qytetarët dhe të përkushtohemi për një të ardhme të shanseve të barabarta. Mbajeni në mend se ju dëshiroj gjithmonë suksese”, ka shkruar ndër të tjera Clinton.

Letër falënderuese dhe mbështetëse Veselit i ka dërguar edhe ish-sekretarja Madeleine Albright.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, është vetëm një hap…