Bill Clinton: Kosova gjithmonë do të ketë vend të veçantë në zemrën time (Video)
16 shkurt 2018
| 22:44
Ish-presidenti amerikan, miku i madh i Kosovës, Bill Clinton, ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai me këtë rast ka postuar një mesazh emocional në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kosova gjithmonë do të ketë vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë krenar që si president i SHBA-ve munda t’ju ndihmojë që ta ndërtoni të ardhmën e lirë, prosperuese dhe tolerante. Unë vazhdoj të besoj se Kosova është plotësisht e lirë dhe vend që do të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i BE-së dhe NATO-s. Është e rëndësishme për miqtë tuaj gjithandej botës që të vazhdoni të punoni dhe ta lëni konfliktin dhe të kaluarën pas”, ka thënë Clinton.