Bill Clinton sot feston 77-vjetorin e lindjes
Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, miku i madh i Kosovës sot feston 77-vjetorin e lindjes.
Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.
Clinton është anëtar i Partisë Demokratike.
Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i presidentit Clinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë.
Vendimi i presidentit Clinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i presidentit Clinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen e paqes dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.
Populli i Kosovës edhe sot vazhdon të jetë tejet mirënjohës për vendimin që Clinton kishte ndërmarrë më 1999 për të çliruar popullin e Kosovës.