Bill Clinton vjen në Kosovë
10 qershor 2019
| 11:25
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton do të qëndrojë në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.
Vizita e Clintonit është konfirmuar nga Këshilli organizativ për shënimin e 20-vjetori të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë, ai edhe dot ë mbajë fjalim në tubimin qendror për shënimin e këtij 20-vjetori, transmeton “Indeksonline”.
Gjatë vitit 1999, ShBA-ja në krye me ish-presidentin Clinton ka qenë akter kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga NATO-ja që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali amerikan, Wesley Clark.