Bill Gates e dinte se virusi “Korona” po vinte

14 maj 2020 | 08:55

Në dhjetor të vitit 2016 Bill Gates e kishte paralajmëruar presidentin Donald Trump në lidhje me kërcënimin që mund t’i kanosej ShBA-së nga pandemitë, raportoi të hënën “Wall Street Journal”.

Në një takim në Trump Tower, Gates pati diskutuar mbi rreziqet e sëmundjeve infektive dhe i pati kërkuar Trumpit që të përparonte në përpjekjet e vendit për gatishmërinë ndaj sëmundjeve të tilla. Këto këshilla Gates ua ka dhënë edhe kandidatëve të tjerë presidencialë të vitit 2016, sipas “The Journal”.

Në një konferencë në 2015-n, Gates pati thënë se viruset paraqesin “rrezikun më të madh të katastrofës globale”.

“Nëse ka diçka që mund të vrasë mbi 10 milionë njerëz gjatë dekadave të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus infektues sesa një luftë. Jo raketa, por mikrobe”, pati thënë Gates gjatë bisedës, duke shtuar se qeveritë kanë shpenzuar sasi të mëdha të parave mbi shmangien e luftës bërthamore, por asgjë për “sistemet që mund t’i luftojnë epidemitë”.

Pavarësisht prej presionit të publikut dhe zyrtarëve, Gates tha për “The Journal”: “Do të dëshiroja të kisha bërë më shumë që të gjithë t’i kushtonin më tepër vëmendje rrezikut që po vinte”.

Filantropisti dhe fondacioni Bill & Melinda Gates ka dhuruar më shumë se 300 milionë dollarë në përpjekjet e gjetjes së një vaksine kundër koronavirusit.

Përveç Gates, edhe zyrtarët e shëndetit publik, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe zyrtarët nga administrata e Obamës të gjithë u përpoqën t’i kushtojnë vëmendje kërcënimit.

Trumpi është përballur me kritika të ashpra për hapat që ai ndërmori gjatë përhapjes së koronavirusit përfshirë zvogëlimin e fondeve për agjencitë dhe programet qeveritare përgjegjëse për zbulimin dhe përgjigjen ndaj epidemive dhe injorimin e paralajmërimeve të shumta për një shpërthim.

Kritikët, gjithashtu, thanë se ai minimizoi publikisht kërcënimin e COVID-19, edhe pasi ishte përhapur gjerësisht në ShBA dhe kundërshtoi reagimin e hershëm të vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e…