Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
Duket sikur Bill Gates, 67 vjeç, ka gjetur sërish dashurinë.
Hurd është e veja e ish-bashkëdrejtorit dhe presidentit të kompanisë ‘Oracle’, Mark Hurd, i cili vdiq në moshën 62-vjeçare në vitin 2019 pas një beteje me kancerin.
“Ata janë të pandashëm”, thotë një mik i çiftit për DailyMail.com.
“Ata kanë qenë së bashku për mbi një vit dhe ajo është përshkruar gjithmonë si një ‘grua misterioze’, por nuk është mister për rrethin e tyre të ngushtë që ata janë në një lidhje romantike”, tha burimi.
Dikur vetë një drejtuese e teknologjisë, Hurd tani është një planifikuese dhe organizatore ngjarjesh dhe filantropiste.
Dhe nuk është për t’u habitur që rrugët e themeluesit të Microsoft dhe ekzekutivit të ‘Oracle’ – të dy figura të shquara të Silicon Valley – dhe gruas së tij kishin kryqëzuar ndër vite.
Dyshja udhëtuan gjithashtu deri në Sydney ku miliarderi u takua me kryeministrin Anthony Albanese.
Gates dhe Hurd shfrytëzuan mundësinë për të bërë një shëtitje romantike nëpër qytet ndërsa ndaluan për të admiruar pamjet panoramike të portit dhe për të parë teatrin e famshëm të Operës.
Fotografitë e të dyve duke marrë pamjet u publikuan në atë kohë, por Hurd nuk ishte identifikuar.
Ka të ngjarë që çifti të jetë njohur përmes dashurisë së tyre të përbashkët për tenisin.
Para takimit të tyre në Australian Open në janar, ata ishin parë për herë të fundit duke parë Laver Cup 2022 së bashku në “The O2 Arena” në Londër, në shtator.
Adhuruesit e zjarrtë të sportit u fotografuan gjithashtu në BNP Paribas Open në Indian Wells, Kaliforni qysh në tetor 2021, megjithatë, ata ishin ulur disa rreshta larg njëri-tjetrit në atë kohë.
Paula, emri i vajzërisë së së cilës është Kalupa, punonte si drejtuese e NCR në vitin 1990 kur u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili kaloi 25 vjet duke e ngritur lart kompaninë e tij.
Çifti, i cili jetonte në San Mateo County, kishte dy vajza, Kathryn dhe Kelly.
Hurds ishin donatorë për një kohë të gjatë në Universitetin Baylor të Markut, ku ata kontribuan me një dhuratë kryesore për të nisur fushatën e saj filantropike prej 1.1 miliardë dollarësh (një miliard euro) në vitin 2018.
Pavarësisht se fitoi diplomën e saj të marketingut nga Universiteti i Teksasit në Austin në vitin 1984, Paula u bashkua me bashkëshortin e saj në dhënien e kontributeve të mëdha për Baylor-in, si mbështetja e programit të tenisit të kampionatit kombëtar të universitetit.
Dhe vetëm vitin e kaluar ajo vazhdoi traditën e tyre duke nisur një iniciativë të re duke dhënë 100,000 dollarë (93 mijë euro) grante për lojtarët e rinj aspirues në BNP Paribas Open.
Disa ditë pas vizitës së tyre në Australi, Gates pranoi në një intervistë se ishte i hapur për t’u njohur sërish me dikë pas divorcit.
Kur u pyet nëse do të dëshironte të gjente përsëri dashurinë në një takim me BBC-në gjatë vizitës së tij në Kenia javën e kaluar, ai u përgjigj: “Sigurisht, unë nuk jam robot”.
Romanca e tij e lulëzuar me Hurd vjen dy vjet pas ndarjes së Gates nga gruaja e tij Melinda French Gates në vitin 2021 pas 34 vitesh njohjesh së bashku dhe 27 vitesh martesë.
Melinda tha në një intervistë në vitin 2021 se lidhja e burrit të saj me një punonjëse të kompanisë Microsoft në vitin 2000 kishte thyer ‘besimin’ në martesën e tyre.
Ajo përshkroi se si qante në dysheme ndërsa martesa e saj u shpërbë, duke mos menduar kurrë se lidhja do të përfundonte me divorc.
Marrëveshja e divorcit të çiftit është e dyta më e shtrenjta në Amerikë pas ndarjes prej 38.3 miliardë dollarësh (35.6 milionë euro) të Jeff Bezos me ish-bashkëshorten MacKenzie Bezos.