Billie Eilish shkruan historinë, fiton katër çmimet kryesore në Grammy
28 janar 2020
| 11:16
Ylli i muzikës pop, Billie Eilish, është fituesja e madhe e Grammys 2020. Ajo ka arritur të fitojë pesë çmime duke përfshirë çmimin për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën e vitit”.
18-vjeçarja e ka fituar edhe çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, që është incizuar në shtëpinë ku ajo është rritur në LA.
Ajo e ka zëvendësuar Taylor Swiftin duke u bërë kështu personi më i ri në moshë që e ka fituar këtë çmim. “Unë bëj shumë shaka lidhur me këto gjëra, por me të vërtetë dua të them se jam shumë mirënjohëse”, ka thënë këngëtarja.