Billie Eilish s’ka të ndalur, vazhdojnë sukseset me këngën e James Bondit
26 shkurt 2020
| 11:19
“No Time To Die” nga Billie Eilish është shndërruar në këngën e dytë të serisë së filmave James Bond, e cila kryeson tabelën e hiteve single në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë sukses më parë e kishte arritur Sam Smith me “Writing’s On The Wall” për James Bond: Specter në vitin 2015.
Eilish, e cila u bë 18-vjeçare në dhjetor, është artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave Bond. Ylli performoi “No Time to Die” live për herë të parë këtë javë, në Brit Awards në Londër.