Bimbashi dhe Hykolli diskutojnë për sfidat e punëtorëve të RTK-së
Përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, kryetari Gëzim Bimbashi, kryetari i Kuvendit, Driton Mjeku dhe anëtari i kryesisë, Blerim Ruhani, kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Me këtë rast përfaqësuesit sindikalë e njoftuan kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, me sfidat e shumta me të cilat po përballet mediumi publik, me mosmiratimin e Ligjit të ri të RTK-së, mos ndërtimi i objekteve të reja, mungesa e financimit të pavarur të RTK-së, shkurtimi i buxhetit nga institucionet e Kosovës në rreth 2.1 milionë euro, gjë e cila ka krijuar vështirësi për Transmetuesin Publik.
“Kryetari Hykolli po ashtu u njoftua edhe për ndërprerjen e kontratave mbi vepër, dhe për risistemimin e paralajmëruar nga ana e Bordit të RTK-së pasi të funksionalizohet Menaxhmenti i ri i RTK-së. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, premtoi mbështetje të çfarëdo procesi që ka të bëjë me mbrojtjen e të gjithë punonjësve të RTK-së”.
Njoftimi i plotë i Sindikatës së Punëtorëve të e RTK-së:
Kryesia e SPERTK-së Njoftim Përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, kryetari Gëzim Bimbashi, kryetari i Kuvendit, Driton Mjeku dhe anëtari i kryesisë, Blerim Ruhani, sot, e martë, 22 shkurt 2022, patën takim me kryetarin e BSPK-së, z. Atdhe Hykolli. Përfaqësuesit sindikalë e njoftuan kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, me sfidat e shumta me të cilat po përballet mediumi publik, me mosmiratimin e Ligjit të ri të RTK-së, mos ndërtimi i objekteve të reja, mungesa e financimit të pavarur të RTK-së, shkurtimi i buxhetit nga institucionet e Kosovës në rreth 2.1 milionë euro, gjë e cila ka krijuar vështirësi për Transmetuesin Publik. Kryetari Hykolli po ashtu u njoftua edhe për ndërprerjen e kontratave mbi vepër, dhe për risistemimin e paralajmëruar nga ana e Bordit të RTK-së pasi të funksionalizohet Menaxhmenti i ri i RTK-së. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, premtoi mbështetje të çfarëdo procesi që ka të bëjë me mbrojtjen e të gjithë punonjësve të RTK-së. Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se janë duke i ndjekur me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet në RTK, dhe për BSPK-në është me shumë rëndësi kthimi i normalitetit në RTK, siguria e të punësuarve dhe respektimi i të gjitha të drejtave të punëtorëve në RTK. Të nderuar kolegë të RTK-së, të gjitha proceset e paralajmëruara dhe risistemimet e paralajmëruara Sindikata do t’i monitorojë nga afër. Në momentin që do të hasim gjëra që bien ndesh me ligjin, do të reagojmë publikisht dhe çdo çështje do ta dërgojmë tek organet kompetente. SPERTK nuk e mbron paligjshmërinë, por as degradimin ose çfarëdo forme që bie ndesh me Ligjin e RTK-së, kontratën e secilit punonjës dhe rregulloret e brendshme. SPERTK ka mbështetjen e plotë nga BSPK për cilindo veprim që ka për qëllim mbrojtjen e kolegëve tanë në RTK dhe ky është misioni i SPERTK-së dhe i BSPK-së. SPERTK do të kujdeset për secilin koleg dhe për secilën kontratë, duke mbrojtur të drejtat e secilit punonjës në RTK.