Bini nuk ecën dot vet pa vëllain e madh!
Shkruan: Hisen Berisha
Konstatimet që u lexuan nga protokolli diplomatik i “darkës jofromale greke” e bën të qartë se Zelensky dhe Vuçiqi zhvilluan takim kokë me kokë dhe Vuçiqi lobojë për mosnjohjen e Kosovës! Kështu deklaroi raportuesja për BE-së prezente në darkë, e cila e shfaqi ketë opinion në deklarimet e saja formale, si shqetësim për veprimin destruktiv të Vuçiqit në raport me Kosovën dhe zotimet që ka marr pas pranimit të planit franko – gjerman dhe marrëveshjes gjegjësisht aneksit të Ohrit!
Ajo që nuk mund të kuptohet është se, pse kryeministri ynë merr pjesë në një forum ku nuk ishte i barabartë, e mbi të gjitha në një forum ku u lobua për mos njohje të Kosovës, veprim politik ky që bie ndesh edhe me marrëveshjen e Ohrit, që vet e arriti kryeministri ynë, për çka as që e ngriti zërin. Shtrohet pyetja, kë po e përfaqëson ky kryeministër Serbin a Kosovën?
Albin Kurti, me sjelljen e tij pa takt, ka gjasa që ta destabilizoj raportin me Maqedonisë së Veriut, duke provuar që të nxis nacionalizmin e dhunshëm në atë pjesë, (edhe pse Kryeministri maqedonas, mrekullisht e nxori nga situata e rrezikshme politike e diplomatike që bëri në Tetovë), por që në forumin jo formal u mësua se u gjykua dhe u qortua nga Kryeministri maqedonas Kovaçevski.
Greqia e dobët ushtarakisht përball Shqipërisë, e me frik të madhe prej Turqisë që tashmë po lirohet nga kufizimet e “Traktatit të Lozanës”, po bën përpjekje të ndërhyj në marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri, për ta filluar një “dialog” që do ia përmbush ambiciet e saja kufitare me Shqipërinë.
Po ashtu, në agjendën e sajë politike e diplomatike po bën përpjekje që ti fuqizoj raportet me Serbin, duke mos e njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Prandaj mungesa e përfaqësimit të Shqipërisë në çfarëdo forumi politik rajonal e ndërkombëtarë dhe acarimi i raporteve ndërshtetërore Kosovë – Shqipëri, është dëm dy dimensional për Kosovën:
Së pari, mungoi zëri i Tiranës, që t’ia kujtojë Athinës se ka një çështje të kodifikuar me “ligjin e luftës” në raport me Shqipërinë, e ajo është Çamëria dhe populli çam që ende po privohen nga e drejta hyjnore për kthim në vatrat e tyre, pranë varreve të të parëve në trevën e Çamërisë, nga ku u ndoqën me luftë gjenocidiale fashiste.
Kurse dimensioni tjetër i dëmit nga mos prezenca e Shqipërisë në “darkën jo formale greke”, është leksioni që mori Kurti nga nikoqiri pra Kryeministri grek, që i bëri të ditur të pranishmëve se nuk e njeh Kosovën dhe e trajton si provincë autonome të Serbisë.
Pra, leksionin se kështu ndodh kur Kryeministri i Kosovës i ike takimeve dhe koordinimit me kryeministrin e Shqipërisë dhe i serviloset një shteti siç është Greqia, që e ka ende ne kushtetute ligjin e luftës me Shqipërinë.
A duhet të ishte Albin Kurti pa Edi Ramen në Athinë?
Nuk është çudi që u trajtua pa dinjitet sepse është një njeri egoist e hatërmadh që po rrezikon sigurinë kombëtare.
“…Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka dhe Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, tha Zelensky, pa e përmendur Kosovën.
Kjo mes rreshtash duhet lexuar me gjuhën e diplomacisë se Ukraina mbetët në qëndrimet e mëhershme të mosnjohjes së Kosovës.
Por duhet edhe të kuptohet qëndrimi i Ukrainës, për mos njohje të Kosovës për shkak të rrethanave të saja.
Ne si Kosovë jemi rreshtuar me botën demokratike, në rruajtje të sovranitetit dhe lirisë se Ukrainës, sepse mendojmë se është e drejtë. Edhe pse si shqiptar, ne mund të kemi kujtesë të keqe në luftën e Maqedonisë, kur shumë ukrainas ishin rreshta në anën e kundërt, njëjtë edhe në frontin e Koshares. Por, mos të harrojmë se në atë kohë Ukrainën e ka drejtuar lidership pro rus.
Sot Zelensky nuk do ishte ne anën e kundërt në raport me ne, ky është besimi im. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë dinamike! Sot je armik, nesër je mik!
Kurse mësimi i mësuar është se, prezenca e vëllait të madh nga Uashingtoni apo Tirana, në politikë e diplomaci, për Kosovën do të thotë siguri, dinjitet, garanci, barazi, dominancë e forcë e integruar me NATO-n.
Vetëm, ashtu siç shkoi Albin Kurti, as edhe fotografimi jo taktik dhe aspak protokollar i një shtetari me flamurin e shteti nikoqir pa flamurin e shteti që përfaqëson, nuk ju bën të dëshirueshëm në ambiente të tilla ku nuk njihet identiteti shtetëror kosovar.
Suma sumarum, ajo çfarë u lexua në vizitën jo formale të Kryeministrit Kurti në darkën joformale grek, parë me syrin e diplomacisë, nga ky takim Kosova doli e dëmtuar, sepse Greqia e cilësoji Kosovën si provincë autonome e Serbisë dhe ashtu e cilëson edhe Serbia. Pra “Kreta” e fatkeqësive për kombin shqiptar po vazhdon, me aktorë të rijë e politika të vjetra!