Binjakëzohen Prizreni dhe Berati

11 qershor 2018 | 17:48

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe ai Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh binjakëzimin e dy komunave.

Me këtë rast, Haskuka ka thënë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në forcimin e raporteve në mes të Prizrenit dhe Beratit.

“Tani e tutje, me qytetin e Beratit do t’i shkëmbejmë përvojat në fusha të ndryshme, me qëllim të përfitimit të të dyja palëve. Siç dihet, Berati është qytet i njohur në UNESCO dhe me këtë rast edhe ne do t’i përcjellin hapat e Beratit për t’u njohur nga kjo organizatë, duke besuar gjithmonë në vlerat e trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se marrëveshja e nënshkruar do të kontribuoj në forcimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës, ekonomisë, sportit, turizmit, trashëgimisë dhe arsimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i futbollit edhe tri ditë do të nisë dhe…