Binjakëzohet Prishtina me qytetin Cospicua të Maltës
10 dhjetor 2023
| 16:39
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit të Prishtinës me qytetin Cospicua të Maltës, me kryetarin e këtij qytetit, Marco Emanuel Agius, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, në fushat e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë. Kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ftova për vizitë në Prishtinë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.