Binotto: Ja diferenca në mes të Ferrarit dhe Mercedesit
Gara në pistën e Monzas ishte një zhgënjim për Ferrarin, që nuk ishte në gjendje të duelonte me më të mirët, duke qenë forca e katërt.
Një rezultat që tregon se “kokëkuqja” është ende larg asaj që drejtuesit e saj synojnë.
Duke folur për këtë situatë, drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka thënë: “Në pistën e Monzas konfirmuam se mes Ferrarit dhe Mercedesit ka një diferencë prej 20 kuajsh fuqi. Për fatin tonë të keq McLaren përdor motorin e Mercedesit dhe kjo diferencë u pa në pistën e Monzas. Ne e dinim një fakt të tillë dhe në pjesët e drejta e vuajmë shumë këtë diferencë me rivalët tanë. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem, duke bërë një revolucion në motorin tonë. Synojmë që përmirësimet të sjellim në pistë që këtë vit”, ka thënë Binotto.