Binotto karikon Ferrarin: Diferencat me rivalët janë bërë më të vogla

02 prill 2021 | 12:27

Në garën e parë sezonale të botërorit 2021 të Formula 1 makina Ferrari dha disa sinjale të ringritjes pas një viti zhgënjyes siç ishte ai 2020. Kjo paraqitje inkurajuese ka bindur drejtorin sportive të “kokëkuqes”, Mattia Binotto, se ky vit do të jetë ndryshe për makinën italiane.

“Motori është përmirësuar ndjeshëm, por progres kemi bërë në të gjithë sektorët. Mendoj se këtë vit jemi në një pozicion më komod, që i jep më shumë frymëmarrje skuadrës dhe na jep qetësi për të punuar më shumë. Të shohim se çfarë mund të përmirësojmë ende”, ka thënë Binotto.

“Mund të them se këtë vit jemi më pranë Mercedes e Red Bull edhe pse ka ende shumë punë për të bërë. Diferencat mes skuadrave sa vijnë e bëhen më të vogla dhe duke punuar në drejtimin e duhur mund të korrim diçka më shumë këtë vit. Pilotët në pistë na japin shpresë”, u shpreh Binotto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokolari” dhe ish-kryetari…