Bio ferma “Dionisi” rrit pula në ambient të hapur

18 maj 2020 | 19:33

Bio ferma “Dionisi”, me pronar Arbron Krasniqin, ka filluar një mënyre të veçantë të rritjes së pulave, me qëllim të furnizimit të tregut me ve bio, e më vonë edhe me mish pule bio, pasi pulat i rritë në ambient të hapur dhe me ushqim natyral.

Kjo fermë është e vetme e këtij lloj në Komunën e Malishevës dhe me gjerë.

Për këtë qëllim, këtë fermë e kanë vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët e kanë inkurajuar pronarin Krasniqi, për rritjen e pulave në ambient të hapur, pasi produktet që plasohen në treg, janë bio dhe janë shumë herë më të shëndetshme, pasi pulat ushqehen me ushqim natyral.

Pronari i bio fermës “Dionisi”, Arbron Krasniqi, ka treguar se këtë veprimtari e ka filluar me dëshirën e tij, pasi e adhuron natyrën dhe në veçanti shpezët, prandaj ka vendosur që të merret me rritjen e pulave në natyrë, me qëllim që fillimisht ta furnizoj tregun me ve bio, e më pas edhe me produkte të mishit bio.
Ai gjithashtu, synon me zgjerimin e hapësirës dhe rritjen e numrit të pulave.

“Aktualisht kemi afro 2500 zogj dhe pula, prej të cilave presim që brenda pak muajve të fillojmë të furnizojmë tregun me ve, pasi qysh tani kanë kërkesa të mëdha, dhe deri në fund të vitit të shtoj numrin e pulave deri në 4 mijë, e më shumë”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka treguar se krejt këtë punë e ka filluar me pak, duke i rritur kapacitetet, dhe tërësisht nga puna dhe buxheti i tij familjar, përderisa nuk ka marrë asnjë subvencion për ngritjen e fermës, por gradualisht është duke e rritur kapacitetin si në numrin e pulave, ashtu edhe në hapësirën për pula, në mënyrë që në vazhdimësi të furnizoj tregun me produkte bio dhe të freskëta.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të…