Biologu Ruka: Si po përkeqësohet situata me Covid-19 në Shqipëri

22 qershor 2020 | 23:23

Biologu Et’hem Ruka ka përshkruar situatën aktuale me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, duke vënë theksin tek fakti se epidemia po përkeqësohet. Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është i njëjtë me muajin prill, atëherë kur u arrit piku.

“Situata e pandemisë në vendin tonë po vjen duke e përkeqësuar, ndërkohe që njerëzit i janë kthyer jetës normale dhe jo të gjithë zbatojnë rregullat e rekomanduar nga mjekët. Sot përshembull, numri i të shtruarve në spital arriti në 82 pacientë. Ky numër të shtruarish u shënuar vetëm më datën 2 prill. Siç shihet nga grafiku vijezor, piku i parë i shtrimeve u shënua në fillim të prillit. Tani kemi një valë të dytë të cilën nuk e dimë se kur do ta arrijë pikun, por me shumë gjasa do të jetë shumë më e rendë se e para”, ka shkruar Ruka.

“Po ashtu numri i individëve pozitiv arriti 792 të cilët përbejnë edhe arsenalin e infektimit të individëve të shëndoshë. Në realitet ky numër duhet të jetë edhe më i madh se kaq. Ky është numri më i lartë i shënuar që nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet për Covidin nuk ngjallin me interes, megjithatë unë do vazhdoj t’i informoj miqtë e mi virtuale në Facebook. Të gjitha të dhënat mbështeten vetëm në rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Ruka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Organizata “Shqiptarët e Bashkuar”-Michigan I nderuari lider i shqiptarëve…