Biqkaj: Do ta mposhtim Turqinë

29 gusht 2019 | 14:46

Futbollistet e Kosovës të premten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” e ndajnë mejdanin me futbollistet e Turqisë.

Ndeshja i takon kualifikimeve për Evropianin 2021. Futbollistja Kaltrina Biqkaj ka thënë se Kosova mund të shënon fitore.

“Tani jemi kompletuar si ekip dhe po mundohemi të komponohemi sa më mirë dhe t’i mbulojmë ato zbrazëtira që janë krijuar me mungesën e disa lojtareve. Duke qenë se është ndeshja e parë e ciklit të ri kualifikues dhe luajmë para tifozëve tanë të gjitha vajzat jemi të bindura se do të bëjmë lojë të mirë dhe në fund edhe do të korrim sukses. Pres që të premten do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve dhe në fund të mos i zhgënjejmë”, ka thënë Biqkaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka mbajtur të…