BIRI I MADH I KOMBIT NASIM HARADINAJ

22 janar 2022 | 12:05

Ismet Sylejmani

Trualli ynë i lavdishëm!
Toka jonë lavdimadhe!
Populli ynë heroik!
Atdheu ynë i papërkulur!
Kombi ynë i nderuar!
Flamuri ynë i qullur me gjak!
Varret e Heronjëve dhe Deshmorëve të Kombit!
Varret e të parëve tanë kudo në Atdhe, por edhe jashtë Tij nëpër botë!
Skënderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci…
UÇK, gjaku i derdhur për liri, invalidët, luftëtaret, veteranët…

Të gjitha në një, po gjëmojnë e po jehojnë në gojën e birit të madh të Kombit tonë Nasim Haradinaj!

Tribunali ndërkombëtarë i Gjykatës Speciale të Hagës, është shënderruar në një tribunë botërore të padegjuar e të pashembullt, e cila po jehon si kurrë më parë në historinë e njerëzimit!

Djali i Bacës Smajl Haradinaj!
Pasardhës i denjë i Haradinajve të famshëm e të lavdishëm, të Gllogjanit heroik!
Ushtari e komandanti legjendar i UÇK-së, luftëtari kombëtar i pakmpromis!
Foltoren e Tribunalit të Gjykatës Speciale të Hagës, e ka kthyer në një arenë të madhe, përmes të cilës luftës kundër Serbisë pushtuese, po i bënë mbrojtjen e madhe e të padegjuar ndonjëherë më parë në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

Ajo që Haradinaj ia thotë në sy Prokurorit të Tribunalit botërorë se: “…Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë. Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”, janë rreshta që do të mbeten të shkruara me shkronja ari në historinë e faqeve të lavdishme të popullit shqiptar!

Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftëtari kombëtar, ushtari e komndnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, janë të paktë, janë të rrallë, i lindin shekujt!

Faleminderit Nasim Haradinaj!
Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar fisin!
Me qëndrimin Tënd e ke nderuar Lokemadhen, që në atë foton me Ty shihet se si të mban për faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare!

Me qëndrimin Tënd, ke nderuar kryeshefin e politikës kombëtare patriotike ilegale të Dukagjinit, të madhin e të pavdekshmin Smajl Haradinaj në veçanti dhe Haradinajt në përgjithësi!

Me qëndrimin Tënd ke nderuar familjen Tënde në përgjithësi dhe Nënën Tënde, traktoristen e famshme dhe punëtoren heroinë të Dukagjinit, që edhe takat Ajo i lavronte me traktor e i punonte dhe e mbante familjen me bukë e nuk e shtrinte dorën përpara armikut, atëherë kur Baca Smajl dhe ju djemt e Tij, mbaheshit dhe vuanit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese!

Me qëndrimin Tënd burrërorë në Tribunalin ndërkombëtarë në Hagë, ke dalur para botës me qëndrim të tillë, që nuk ka njeri në planet, miqtë e armiqtë e Kombit tonë, që nuk e vendosin dorën në ballë dhe të të degjojnë se si shpërthen fuqia Jote e shprehjes në mbrojtje të UÇK-së e të luftës së sajë të drejtë kundër ushtrisë e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë pushtuese!

Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka djalë!
Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka ushtarë e komandant!
Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty!

Jemi me fat që të kemi të tillë, që e thua para syve të botës, që të dëgjon e gjithë bota me veshët e sajë, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujtë armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese!

Për Ty e për këtë qëndrim Tëndin titanik, duhet të shkruhen vjersha, tregime, artikuj, poema, romane e të bëhen edhe fima artistik!

Duhet të të këndohen këngë, shumë kengë e të organizohen koncerte në nderim të qëndrimit Tënd!

I dashur Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt që do të vijnë, do të përulen e do të bien në gjunjë, në shenjë nderimi e rrespekti për qëndrimin Tënd spektakularë në Tribunalin ndërkombëtarë në Hagë!

Përgjithmonë historia do të të mbajë në ballin e sajë, të nderit e të krenarisë kombëtare!

Prishtinë, 21 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministra e deputetë, ka…