“Biruni University Hospital” organizon Seminarin Ndërkombëtar Mjekësor në Prishtinë
“Burini University Hospital” nga Stambolli, do të organizojnë Seminarin Ndërkombëtar Mjekësor në Prishtinë, me datën 06 shtator, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë seminar do të marrin pjesë Prof. Dr me më renome nga Turqia, si; Prof. Dr. Hilmi Apak, Dr. Omet Dogur, si dhe Doktor Ayhan Yaman.
Ndërkaq, temat kryesor të këtij seminari do të jenë; Neuroblastoma që është një lloj kanceri që formohet në qelizat nervore të quajtura neuroblaste dhe trajtimi i saj. Leokemia dhe Lenofoma dhe trajtimi i saj, si dhe Dhoma Intensive dhe Plazmafereza, që është kancer i qelizave të bardha të gjakut.
“Mysafirë special të këtij seminar do të jenë mjekët më renome, si; Prof. Dr. Hilmi Apak, i cili do të flas para të pranishmëve për Neuroblastomën dhe trajtimin e saj. Dr. Omet Dogur, do të flas për leukemin dhe Lenofomën, trajtimin, si dhe Doktor Ayhan Yaman, nga dhoma intensive pediatrike dhe plazmafereza”, është thënë në njoftimin e “BIRUNI UNIVERSITY HOSPITAL”, dega në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi, Seminari do të mbahet në “Hotel Prishtina International”, në Prishtinë me datën 06 shtator duke filluar nga ora 18:00.
Po ashtu, në këtë seminar mund të prezantojnë punimet e tyre edhe mjekët nga Kosova, ndërkaq pas përfundimit të seminarit ata do të certifikohen.
Për më tepër informata kontaktoni në këta numra:
Tel: 049-694-048 dhe 049-340-88 në Prishtinë, si dhe në Turqi +905379263079 – Adem Dida.