Biseda e Mimoza Kusarit me Radojçiqin, Haradinaj: I kanë lyp votë kundër veteranëve të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për kryekriminelin Milan Radojçiq tha se “gjatë qeverisjes sime” i njëjti e ka lëshuar Kosovën në arrati, por se gjatë qeverisjes së LVV-së rikujtoi bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me të njëjtin.
“Nuk janë këta që e kanë hequr Radojçiqin, këta e kanë kthyer. A ka shkuar Radojçiq i ndjekur nga policia e Kosovës dhe shtetit tonë gjatë qeverisjes sime. Shikoni datat, shikoni kohën që atëherë ka ikur ai. Nëse ka hyrë fshehtë bravo i koftë, por nuk ka guxuar me vepruara dhe operuar në veri gjatë kohës së qeverisjes sonë”, ka thënë Haradinaj, në Kanal 10
“Gjatë kohës së qeverisë së VV-së, ai ndërtoi villen, gjatë kohës së qeverisjes së këtyre, ai bisedoi për votë që mos t’i përfshijë veteranët në pagën minimale, pra nuk mbulohet dielli me shoshë. Këta janë rrenca, demagogjinë e kanë armë, pra të njëjtit njerëz që e kanë thirr Radojçiqin për t’ia kërkuar votën për të mos i përfshirë veteranët në pagën minimale dhe kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së në parlament, këta njerëz në të njejtën kohë thonë se ne e çliruam veriun”, ka thënë Haradinaj.