Biseda Kusari-Lila – Radoiçiq, Tahiri: Këtë njollë turpi nuk mund ta pastrojë askush
10 tetor 2024
| 11:40
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj bisedës së Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin.
Ajo ka thënë se audio-incizimi, i cili është publikuar dje, është njollë turpi kombëtare.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se këtë turp nuk mund ta lajë askush.
“Gjakova është e njohur që kurrë nuk është folur serbisht – këtë çështje e demantoi një politikane gjakovare – aq më keq në bisedë me kryeterroristin e Bansjkës – as Kurti as komesarja politike e importuar e as krejt LV-ja me u çuar në këmbë s’mund ta pastrojnë këtë njollë kombëtare…”, ka shkruar Tahiri.