Biseda mes kancelarit gjerman dhe Putinit, reagon ashpër Zelensky: Po e ndihmon të dalë nga izolimi

15 nëntor 2024 | 21:36

Ditën e sotme mediat e huaja, të cilat citonin burime pranë qeverisë gjermane, bënë të ditur se kancelari Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lidhur me këtë bisedë telefonike ka reaguar edhe zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas një burimi në zyrën e Volodomyr Zelensky, ai ishte informuar paraprakisht për planin e Scholz për të zhvilluar bisedën me Putinin.

I njëjti burim bën të ditur se Zelensky i tha udhëheqësit gjerman se thirrja e tij do të “ndihmonte presidentin rus duke reduktuar izolimin e tij dhe të vazhdonte luftën në Ukrainë”.

Ndërkohë, Scholz ka postuar në internet një foto të tij, e cila me sa duket është shkrepur gjatë telefonatës.

“Kam folur me presidentin Putin në telefon dhe i kam bërë thirrje që t’i japë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj”, tha ai.

“Rusia duhet të tregojë një gatishmëri për të negociuar me Ukrainën, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi më tej Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptar Gubetini, anëtar i familjes patriotike Gubetini e ka mirëpritur…