Biseda telefonike mes shefit të BIA-s dhe një personi, tregojnë si e çuan Thaçin dhe Veselin në Hagë
Shefi për Kosovë i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq është implikuar në procesin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të supozuara të luftës në Hagë.
Paparaci, ka siguruar një audio-incizim që dëshmon përfshirjen e hiç më pak se zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor.
Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).
Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. Ajo është e gjatë rreth katër minuta, raporton Paparaci.
Dimiq dëgjohet duke e biseduar me personin ‘X’ shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë.
“Këta udhëtarë për Hagë, ashtu po i depërtojnë, nuk di çfarë po mendoni”, i thotë Dimiq, shqiptarit nga Kosova në fillim të bisedës, i cili e falënderon zyrtarin e shërbimit serb.
“Dhe, ju falënderoj edhe juve për bashkëpunim”, ia kthen personi X.
“S’ka përse, po mundohemi dhe po shkojnë tutje me këtë intensitet, dhe kështu, shkojmë tutje”, ndërhyn Dimiq.
Poshtë keni videon, e siguruar nga portali Paparaci.