Bisedat e Dejonës me Nagipin, Haliti: E papranueshme, shuplakë për qytetarët

16 tetor 2024 | 12:37

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka komentuar bisedat ndërmjet Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje  dhe Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut, të cilat i publikoi “Nacionale”.

Haliti e ka quajtur të papranueshme që një individ pa përgjegjësi insituticonale të “ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit”.

Më tutje, Haliti ka konsideruar se “po luhet me qytetarët e këtij vendit!”.

“Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma”, ka shkruar Haliti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e Jashtëzakonshme në kuvendin e Kosovës ka nisur me…