Bisedë me Hijen

14 shkurt 2019 | 13:27

Lulëzim Krasniqi -Arbanasi

N’hijen time po i vë hapat e mi
Po kam frikë se po të lëndojë dhe ty
Nganjëherë pak si anash më rri i shpejtoj hapat me lehtësi e butësi dhe nuk mundem me t’mbërri.

Përkulem të të kap me duar të të çojë në këmbë e të t’përqafojë, por është e kotëduart thatë më mbesin, ti nuk kapesh dot… shtrihem në tokë të të zë, mundohem të t’përthekojë e të t’pushtojë.
Rrotullohem andej e këndej…
E kotë.

Më ikë si hija më ikë
Po ti je hije përnjëmend
Gati harrova se je hije
E hija është e pakapshme
E kush jam unë të të zë kush. Askush.

Ti je hije
E unë askush.
Askushi kundër hijes është askushi.
Askushi hijen nuk e zë dot
Ti je hije.

Nuk e di a e ka zënë dikush hijen e trupit të vet?
Gjithë je hije e trupit tim
Por kurrë nuk të zë dot
Nuk është hera e parë
Me qindra herë mundohem por nuk mundem se nuk mundem të të zë
Nuk e di a e ka zënë dikush hijen e trupit të vet? Nuk e di?

Të thërras
Të thërras t’bisedoj me ty
Por, kurrë nuk më përgjigjesh
Ti heshtë
Heshtë
E veç ecë.

Herë më del përpara e herë prapa. Herë si anash më rri…
herë zhdukesh në hije
E kurrë nuk ndalesh
Kurrë
Ecë e ecë
Nuk e di pse nuk ndalesh njëherë. O nuk e di.

Të thërras e të thërras.
Të flas e të flas.
Herë më zë të ulët e herë më zë të lartë- ndalu të them, ndalu sa nuk ka perëndu dielli! E ti, ti nuk dëgjon…
Mundohem të të shpëtojë nga perëndimi diellit…
Nuk dëgjon se nuk dëgjon
A sa kokëfortë qe je. Je.
As ndjenja nuk ke
As shqisa nuk ke
Asnjë nuk e ke
Hije më
Hije.

E hirtë terr.
E errët e zezë
Pa ndjenja
Por ti je vetë Hije.

E Hija hijës diell nuk i bën
Zemrën nuk ia ngrohë
Ti edhe ditën diellin e mbulon
E kur dielli perëndon
Perëndon.

Ti zhdukesh
Natën pushon
Si hije pushon
Nata të përpin
E nata natën të vjellë
E në ëndrrën time bëhesh e gjallë.

Çohesh
Çohesh
Vrapon
Vrapon
Pa u ndalë
As hëna nuk të zë.
Nuk e di
O nuk e di
Nuk kam shpjegim.

Bëj krahasim se a më shumë më mundon ditën si hije e trupit tim apo natën e gjallë në ëndërr?
Je e pakrahasueshme
Ditën më bën t’vrapojë pas teje e nuk të zë dot…
Natën vrapoj pas teje e as hëna nuk të zë dot…
E ti kurrë nuk më flet
Kurrë nuk bisedon me mua
E shpjegim nuk kam
E ti hije gjithë më rri
Vetëm se e ndjej se dita më bëhet më e gjatë se nata.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim, komandantin e…